Ballina Guida turistike REPORTAZH: Ski dhe Alpinizëm në parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”

REPORTAZH: Ski dhe Alpinizëm në parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”

723
0
SHPËRNDAJE

Administrata e Zonave të Mrojtura Elbasan në bashkëpunim me grupin e AST Elbasan organizuan një guidë në Fushë Studën, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë i cili tashmë është kthyer si një pikë e rëndësishme e turizmit malor.

Numri i turistëve që duan të shijojnë bardhësinë e dëborës por edhe sportet dimërore si ski, ecje në natyrë është gjithjë e në rritje.

Ku një rol të veçantë për rritjen e numrit të turistëve luan edhe Qëndra e vizitorëve me informacionin e rëndësishëm rreth pasurive natyrore që përmban për Zonat e Mbrojtura.

TOP CHANNEL:

Një grup të rinjsh nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë peisazh fantastik që ofron parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që kjo mrekulli të mos mund të shijohet dot nga të gjithë dhe për momentin të jetë ekskluzivitet vetëm i tipave aventurierë dhe i atyre që mund ta përballojnë lartësinë dhe ecjen në dëborë.

Në fakt përveç problemeve me infrastrukturën rrugore zona nuk ofron akomodim, hoteleri apo shtëpi pritëse ç’ka do të thotë se turizmi këtu është i fokusuar në vetëm një ditë dhe të gjitha aktivitetet duhet të bëhen brenda pak orëve. Të apasionuarit pas skive përpiqen të gjejnë ambiente të përshtatshme për të ushtruar këtë sport.

“Udhëtojmë shpesh. Zakonisht dalim të shtunave dhe të dielave. Kemi qenë në Dardhë, në Brezovicë. Sot kemi ardhur këtu,” shprehet një skiator.

“Nuk është se kushtet këtu na mundësojnë skinë. Ne improvizojmë vetë. Infrastuktura është shumë e armotizuar, për mos të thënë e pakalueshme,” thotë një tjetër skiator.

“Nuk e dimë nëse këtu një ditë do bëhet një vend atraktiv për të ardhur me fëmijët për ta shfrytëzuar,” shprehet një pushuese.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here