Ballina Reportazh REPORTAZH: Kështjellat e Skënderbeut në Pishkash e Rrajcë dhe legjenda se si...

REPORTAZH: Kështjellat e Skënderbeut në Pishkash e Rrajcë dhe legjenda se si ushtria e tij i shpëtoi rrethimit nga Turqit në betejën e fushës së Domosdovës

602
0
SHPËRNDAJE

Në mjaft krahina të Shqipërisë ka vënde që mbajnë emrin e Skënderbeut, këto mund të jenë male, kodra, shpella, kala, por edhe qytete me emrin e tij.

Edhe sot janë të dallueshme rrënojat e atij që quhet qyteti i Skënderbeut në rrënojat e një kështjelle në kufirin verior të Matit me Dibrën, sit i cili u zbulua falë të dhënave të Marin Barletit –jetëshkruesit të Skënderbeut.

Beteja e ushtrisë së Skëndërbeut me Turqit në fushën e Domosdovës – Rrajcë | Bashkia Përrenjas

Një tjetër toponim mund të jetë “sofra e Skënderbeut” ose “maja e Golemit” në Gurin e Pishkashit, pranë Prrenjasit, ku pozita e kësaj maje shkëmbore në këtë krahinë na con të kërkojmë kështjellën e perdorur nga Moisi Golemi dhe Skënderbeu.

Ka shumë Kala të tjera të cilat legjendat i lidhin me Skënderbeun dhe me bashkëluftëtarët e tij.

Guri i Skëndërbeut – Rrajcë | Bashkia Përrenjas

Në Rrajcë të Librazhdit, janë rrënojat e një kalaje që historia e lidh me Skënderbeun, aty flitet se Skënderbeu u rrethua nga armiqtë, dhe kur Skënderbeu pa se rruga e daljes ishte e mbyllur nga turqit, mendoi të hapte një shteg tjetër, dhe përgjatë natës dha urdhër që gratë e vëndit të këndonin dhe hidhnin valle për të tërhequr vëmndjen e pushtuesit, ndërkohë që ushtarët hapnin një rrugë në shkëmb, Skënderbeu doli nga rrethimi.

Fusha e Domosdovës, viset rreth saj shpesh herë ka qënë shesh betejashtë përgjakshme.

Po ashtu edhe malsia e Tiranës, ka qënë pjesë e betejave të tij.

Sofra e Skenderbeut – Pishkash | Bashkia Përrenjas

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here