Ballina Aktualitet Miranda Rira delegon bashkëshortin, të votojë si përfaqësues i K.F. Domosdova në...

Miranda Rira delegon bashkëshortin, të votojë si përfaqësues i K.F. Domosdova në zgjedhjet e FSHF

SHPËRNDAJE
Reklama

Julian Çota bashkëshorti i kryetares së bashkisë Prrenjas znj.Miranda Rira, është autorizuar nga kjo e fundit duke i deleguar kompetencat si delegat në asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e mërkurë më 07.03.2018.

Reklama

Delegimi i votës bashkëshortit mund të quhet edhe një konflikt i pastër interesi duke anashkaluar shefin e klubit Domosdova Ledion Qoshku i cili ka shprehur rezervat e tij për këtë situate aspak normale.

Ky vendimi për të deleguar votën bashkëshortit duhet të jetë bazuar si ligjërisht i pranueshëm në të kundër përbën një vepër penale dhe kthehet në objekt hetimi nga prokuroria.

Sipas informacioneve dhe gojëve të liga të njërëzve të afërm, sportdashësve dhe drejtuesit të klubit mësohet se edhe fondet e sportit i menaxhon Juliani.

Kjo situatë nuk është aspak normale kur bëhet fjalë për taksat e qytetarëve të cilat pretendohet që menaxhohen nga një person që nuk ka autoritetin e duhur.

Nuk dihet pse znj.Rira ka vepruar në këtë mënyrë kur qytetit të Prrenjasit nuk i mungojnë personalitetet e sportit dhe fare mirë mund të përfaqësoheshe nga shefi i klubit Ledion Qoshku.

Megjithatë mbetet për tu parë se cilin nga 3 kandidatët, Duka, Fino apo Hala, do të mbeshtesi me votën e tij bashkëshorti i kryetares Rira.

 

(Shënim ky është një artikullit i dërguar tek @facebook_Librazhdi nga një person që kërkon të mbetet anonim)

Reklama